Ngjarja në Kavajë, policia jep detajet zyrtare: Viktima qëlloi i pari mbi...

Ngjarja në Kavajë, policia jep detajet zyrtare: Viktima qëlloi i pari mbi policin

86
0
Shares

Policia ka dale me deklaratën zyrtare pas ngjarjes së rëndë në Kavajë, e cila konfirmon informacionet që kemi raportuar deri tani.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 në banesën e një gruaje, ku efektivi i policisë së burgjeve ndodhej aty në momentin që ka hyrë viktima.

Pasi viktima ka qëlluar drejt Bledat Tocit, efektiv policie, ky i fundit mbeti i plagosur, por ka reaguar menjëherë duke u kunderpegjigjur me armë dhe duke i sjellë vdekjen e menjehershme.

Bledar Toci, sipas policisë, është jashtë rrezikut për jetën.

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 00.40, në Lagjen nr. 2 Kavajë, shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q. Në banesë ndodhej dhe shtetasi B. T, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Shtetasi D.H. është konfliktuar me shtetasin B. T. dhe si pasojë shtetasi D.H ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.T duke e plagosur atë. Shtetasi B.T me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shtetasi B.T, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY