Makina iu dogj, reagon Dritan Leli: Kam vëllain keq, nuk më intereson...

Makina iu dogj, reagon Dritan Leli: Kam vëllain keq, nuk më intereson asgjë

193
0
Shares

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka reaguar pas informacioneve se makina në pronësi të tij është djegur.

Ai ka deklaruar se nuk i intereson ngjarja e sotme, ku u dogj makina e tij, pasi ka një problem familjar më të madh. “Kam në gjendje të rëndë vëllanë tim. Nuk më intereson se çfarë ka ndodhur”, u shpreh ai, në një bisedë të shkurtër telefonike për Mapo-n.

Siç kemi raportuar edhe më parë, sot në orën 04:00 është djegur nga persona ende të paidentifikuar fuoristrada tip “Range Rover” në pronësi të Bashkisë së Vlorës, që përdorej nga kryetari i saj, Dritan Leli.

Drejtuesi i mjetit “Range Rover”, shtetasi E.T (shoferi i Kryetarit të Bashkisë) e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Ndërsa mjeti tjetër tip “Ford” është në pronësi të shtetasit B.A.

Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, pasi dyshohet se ngjarja ishe e qëllimshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY