FOTO/Vrasje për xhelozi, zbardhet dëshmia e gruas: Me Dritanin isha ndarë, i...

FOTO/Vrasje për xhelozi, zbardhet dëshmia e gruas: Me Dritanin isha ndarë, i thashë të vinte për sqarim

163
0
Shares

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kavajë. Sipas burimeve zyrtare nga policia, konfirmohet viktima Dritan Haxholli dhe i plagosuri, polici i Burgut, Bledar Toci, jashtë rrezikut për jetën.

Eshte bërë publike dhe dëshmia e gruas, ndaj të cilës thuhet se lindi sherri dhe ishte motivi i vrasjes dhe zenkes mes burrave.

“Shtetasja Marsida  Qatja  ka deklaruar se prej kohësh ka pasur  mardhënie me shtetasin Dritan Haxholli, marredhënie e cila sipas deklarimit te saj ka kohë që është ndërprerë por pavarësisht  ndërprerjes se marrdhënies, muajin e fundit shtetasi Dritan Haxholli  ka shkuar disa herë tek banesa e saj dhe ka insistuar për të kryer mardhënie me të”- bejne me dije burimet.

Duke ndarë problemin me Bledar Tocin, me të cilin dyshohet se kishte filluar lidhje të re, ky i fundit i ka siguruar se do ta zgjidhë problemin me Dritan Haxhollin. Rreth orës  23:30 tek banesa e shtetases Marsida Qatja  ka shkuar shtetasi Dritan Haxholli, i cili ka pasur me vete edhe një arme zjarri automatik dhe me qytën e armës ka goditur dritaren e guzhinës së banesës së saj.

Në momentin që Marsida e ka ftuar brenda per tu sqaruar, Haxholli ka qëlluar me armë në drejtim të Tocit, duke e lene të plagosur. Menjehere dhe Toci ka reaguar duke e qëlluar me pistoletën e shërbimit, duke e lene te vdekur ne vend.

Gruaja ishte e martuar dhe është nënë e 3 fëmijëve, ndërsa burri i saj eshte emigrant dhe jetonte në Gjermani.

Dritan Haxholli
Bledar Toci

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY