“Fillimi i qeverisjes së re”, Nis takimi mes Albin Kurtit dhe Vjosa...

“Fillimi i qeverisjes së re”, Nis takimi mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

38
0
Shares

Në njërin nga hotelet e Prishtinës ka filluar takimi në mes të liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe kandidates për kryeministre nga kjo parti Vjosa Osmani.

Takimi i Kurtit me Osmanin dhe Mustafën mbahet për të biseduar rreth një koalicioni të mundshëm qeverisës. Në zgjedhjet e 6 tetorit Vetëvendosje doli e para duke lënë shumë prapa LDK-në e Isa Mustafës.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka folur shkurtimisht para fillimit të takimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, e kandidaten për kryeministre të kësaj partive, Vjosa Osmani. I pari i VV-së Kurti tha para mediave se ky do të jetë fillimi i qeverisjes së re në Kosovë.

Ne nje reagim të saj, më herët dhe Vjosa Osmani nuk e mohoi koalicionin, duke u shprehur se nuk ka zgjidhje tjetër.

Më në fund, qytetarët, jo vetëm që votuan, por, ajo votë ishte thirrje për ndryshim e ndëshkim ndaj qeverisjes së keqe. Qytetarët, po ashtu, përcaktuan qeverinë e re, e cila duhet të përbëhet nga opozita e deridjeshme. Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës”, shrehej Osmani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY