Digjet makina e kryebashkiakut Dritan Leli, policia jep detajet

Digjet makina e kryebashkiakut Dritan Leli, policia jep detajet

74
0
Shares

Një automjet në pronësi të Bashkisë së Vlorës, i cili përdorej nga kryebashkiaku Dritan Leli është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:26 në lagjen “Lef Sallata”. Mjeti tip Range Rover ka qenë i parkuar. Si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip” Ford”, parkuar në afërsi.

“Më datë 10.10.2019, rreth orës 04:26, në lagjen “Lef Sallata” Vlorë pranë zyrave të punës, ka marrë flakë automjeti tip Range Rover në pronësi të Bashkisë Vlorë (mjet që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë)” njofton policia.

Drejtuesi i mjetit “Range Rover”, shtetasi E.T (shoferi i Kryetarit të Bashkisë) e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Ndërsa mjeti tjetër tip “Ford” është në pronësi të shtetasit B.A.

Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe per te zbuluar nese zjarrvenia ishte aksidentale apo me qëllim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY