DETAJE/Dinamika e vrasjes në Kavajë, ish-i dashuri xheloz i gruas qëlloi me...

DETAJE/Dinamika e vrasjes në Kavajë, ish-i dashuri xheloz i gruas qëlloi me kallashnikov mikun e saj

63
0
Shares

Ngjarja që tronditi Kavajën, pak orë pas mesnatës, ka motiv një xhelozi të viktimës, Dritan Haxholli, ndaj ish-të dashurës me iniciale M.Q.

Efektivi i policisë së burgjeve Bledar Toci 36 vjeç po qëndronte në banesën e gruas së martuar por me burrin emigrant në Itali, së bashku me dy persona të tjerë. Dritan Haxholli, i cili kishte lidhje intime me M.Q është informuar rreth këtij fakti dhe është nisur drejt banesës me kallashnikov.

Në momentin kur Haxholli është futur në banesë i armatosur me kallashnikov para tij ka dalë polici i burgjeve Bledar Toci dhe ka tentuar ta ndalë, por i dashuri i vajzës e ka qëlluar duke e plagosur. Në këto kushte polici ka nxjerrë armën e shërbimit pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të Haxhollit duke e lënë të vdekur.

Burime nga policia, bënë me dije se Bledar Toci ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Durrësit dhe më pas është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë ku mëosohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY