“Burrin e dytë e ka në Gjermani”, gjyshi i 31-vjeçares: E morën vesh nga mediat, nuk më ka thënë asnjëherë gjë

Ndaje

Gjyshi i Marsida Qatës ka folur para mediave, lidhur me mbesën e tij, pas krimit të ndodhur në Kavajë, ku viktimë mbeti një person e u plagos një efektiv policie.

I pyetur nga gazetaret se si e mesoi ngjarjen, i moshuari ka thene se ngjarjen e ka marre vesh kete mengjes nëpërmjet mediave.

E morëm vesh në media. Ishte e papritur. Nuk më ka thënë asnjëherë gjë se mund të kishte pasur konflikt. Nëse do ma thoshte do i dilnim të keqes përpara. Ajo jetonte vetëm. Ka fëmijët e burrit të parë dhe ka një djalë me burrin e dytë. Ai është në Gjermani. Mund të ketë pasur por mund të ma ketë fshehur për të mos krijuar polemika. Është fëmija im. Mezi është rritur”-, eshte shprehur i moshuari.

Burime zyrtare informuan se Marsida kishte patur lidhje me viktimën Dritan Haxholli dhe sapo ishte ndarë, por ky i fundit nuk e linte të qetë. Nga xhelozia e madhe, teksa e ka gjetur 31-vjeçaren me tre meshkuj të tjerë, Haxholli ka qëlluar me kallashnikov brenda baneses ku flinin fëmijët, por ne kunderpergjigje nga Bledar Toci, ky i fundit mbeti i vdekur.

Loading...

Leni një përgjigje