Zbulohet shkaku i helmimit të 60 nxënësve në shkollën e Postribës

Ndaje

60 nxënës u helmuan në shkollën “Adem Haxhia”, ngjarje e cila vuri në lëvizje edhe institucionet.Fëmijët thanë se shqetësimet u nisën pasi konsumuan ushqime të shpejta të blera në një fast food pranë Shkollës.

AKU e Shkodrës ka bllokuar Fast Food-in dhe ka marrë monstra të ujit dhe ushqimeve për analiza.

Nga kampionët e marrë nga DSHP Shkodër për analizë rezulton se shkaku nga i cili u helmuan nxënësit ka qenë prezenca e Salmonelës në ushqimit e konsmuar. Nga mbi 20 mostra të marra, 16 prej tyre kanë rezultuar me salmonelë.

Si fillim u raportua për 19 nxënës që u paraqitën me të vjella, temperaturë dhe me marrje mendsh në spital, por situata u rëndua më vonë.

Loading...

Leni një përgjigje