Vrasja e Devi Kasmit, komandoja grek i akuzuar dërgohet me urgjencë në...

Vrasja e Devi Kasmit, komandoja grek i akuzuar dërgohet me urgjencë në spital

176
0
Shares

Efthymiou Efthymious, ish-komandoja grek i dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit është shtruar me urgjencë tek paraburgimi i Elbasanit në qendrën spitalore ‘Xhaferr Kongoli’.

Burime pranë Spitalit bëjnë me dije se 41-vjeçari ka shfaqur probleme me shtyllën kurrizore, pasi vite më parë ka vendosur një protezë. Ai mësohet se ka bërë një skaner dhe kontroll pranë spitalit dhe më pas është rikthyer në paraburgim.

Efthymious akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit më 29 janar 2018, pranë banesës së tij në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Ai u qëllua disa herë me pistoletë në kokë dhe trup. Si ekzekutues është i pandehur shtetasi grek Eftimiu Eftimius, 49 vjeç.

Kasmi ishte kthyer së fundmi nga vendet e Bashkimit Europian, ku dyshohet se ishte i përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës. Edhe pista kryesore në të cilën po heton policia ka të bëjë me një krim tjetër të mundshme të kryer jashtë kufijve shqiptarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY