Sulm me armë në Gjermani, raportohet për të vdekur

Sulm me armë në Gjermani, raportohet për të vdekur

83
0
Shares

Një sulm me armë zjarri është regjistruar në Gjermani, ku raportohet për dy persona të vdekur. Ngjarja ndodhi jashtë sinagogës në Halle, në pjesën lindore të Gjermanisë.

Tgcom’ shkruan se ka dyshime që persona të tjerë mund të kenë ngelur të plagosur.

Fill pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i krimit, ndërsa policia i është vënë pas për kapjen e tij. Aktualisht nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë. Ndërkohë, Policia ka këshilluar banorët që të shmangin zonën dhe të qëndrojnë brenda.

Të shtënat ndodhin sot në festën hebreje të Yom Kippur, një ditë pushimi, agjërimi dhe lutje – dhe vlerësohet si dita më e shenjtë e vitit për hebrenjtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY