Shëtit me Ferrarin me dy targa, Berisha: Policia nuk guxon ta ndalojë...

Shëtit me Ferrarin me dy targa, Berisha: Policia nuk guxon ta ndalojë djalin e trafikantit

1823
0
Shares

Ish- kryeministri Sali Berisha ka postuar këtë të mërkurë një denoncim të një qytetari, në lidhje me një emër të njohur në Shkodër.

Fjala është për Bardhok Planën, i arrestuar më parë për trafik droge dhe më në fund të vitit të kaluar për pastrim parash.

Berisha e cilëson Planën si supertrafikantin e të gjithë veriut të Shqipërisë si dhe përcjell një denoncim të një qytetari që i ka sjellë ish- kryeministrit disa foto të makinës luksoze të djalit të Planës. Makina e tipit Ferrari dhe e pajisur me dy targa (në kundërshtim me ligjin) lëviz lirshëm në Shkodër dhe askush nga policia nuk guxon t’i afrohet, thekson denoncuesi.

Për më tepër lexoni postimin e Berishës:

Narkoshteti mbi shtetin!

Shikoni si shetit ne Shkoder me makine me dy targa djali i famozit Bardhok Plana.

Lexoni qytetarin dixhital. sb

“te uroj shendet,jam nje qytetar nga shkodra e desha me tregu si funksiono policia e shkodres me ne krye niko brahimin ja si shetit djali i bardhok planaj neper shkoder me dy targa ne makine e se nal kush se kane frike nga Edi Rama,e kena telefonu sa here drejtorin e policine e shkodres per vet bardhokun I cili po zapto krejt shkodren per ndertime pa leje dhe pse eshte me arrest shpie tan diten bardhoku del neper qytet e asnje polic sguxo me e nal, ai akuzohet per pastrim paresh e te trego fotoja e makines si i pastro leket me makinat prodhim i funit normal se krejt prokuroret i ka te vetet ketu kjo eshte policia e drejtesia e narkoshtetit respekte i nderuar.”

ps: Miq, Bardhok Plana eshte supertrafikanti i te gjithe veriut. Ai eshte personi qe ne operacionin Viluni ndiqej nga policia e 5 shteteve dhe qe e shpetoi ish deputeti Mark Frroku, i cili e mori ne makinen e tij dhe pasi e bllokoi tek kthesa e Kamzez postblloku i policise ne makinen e Frrokut, me urdher te Edvin Mafise policet u detyruan qe ta lirojne. sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY