Negociatat/Zbulohet “Kushti” i Bullgarisë për Shqipërinë

Negociatat/Zbulohet “Kushti” i Bullgarisë për Shqipërinë

120
0
Shares
Mandatory Credit: Photo by Isopix/REX/Shutterstock (6533008af) Boyko Borissov European Council Summit Meeting, Brussels, Belgium - 21 Oct 2016

Edhe Bullgaria i shtohet shteteve që kanë kushte për Shqiperine per procesin e integrimit.

Edhe pse Bullgaria shpreh hapur qëndrimin pozitiv ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqiperise, ne nje projekt-rezolutë të Asamblesë Kombetare, Sofie zyrtare i kërkon Shqiperisë kujdes ndaj pakicave bullgare.

Draft-deklarata kërkon të ndalojë të gjitha format e gjuhës së urrejtjes ndaj Bullgarisë dhe qytetarëve të Maqedonisë Veriore me vetëdije bullgare, përfshirë në media, monumente, pllaka përkujtimore etj.

Në lidhje me Shqipërinë, Sofja kërkon garantimin maksimal të së drejtës së pakicës kombëtare bullgare për të studiuar gjuhën letrare bullgare si gjuhë amtare në rajonet ku jeton ajo pakicë, përkatësisht në Gollobordë, Gora, Prespë, Korçë, Elbasan, Kukës.

Bullgaria kërkon gjithashtu  dhe llogaritjen e popullatës sipas standardeve evropiane në mënyrë që të pasqyrojë në mënyrë objektive përkatësinë etnike.

“Mbi këtë bazë dhe në këto kushte Asambleja Kombëtare e Bullgarisë mbështet negociatat para pranimit për anëtarësimin në BE të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Shqipërisë”, thuhet në projekt- deklaratë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY