Kryeministri këshillon: Për muhabet zgjidhni gjithmonë burrat, por nëse doni punë zgjidhni...

Kryeministri këshillon: Për muhabet zgjidhni gjithmonë burrat, por nëse doni punë zgjidhni gratë

32
0
Shares

Kryeministri Edi Rama është përqëndruar tek fuqizimi i gruas në vend, andaj qe me formimin e qeverisë e deri tek gjërat më të thjeshta, kërkon të përfshijë gratë, duke lene mënjanë burrat.

I ndodhur në Forumin e dytë Rajonal me temë “Fund dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi: Zbatojmë Normat, Ndryshojmë Mendësitë”, Rama beri dhe deklaratën lidhur me gratë.

Nisur nga përvoja e tij në krye të bashkisë dhe qeverisë, Rama thotë se nëse kërkon njerëz për muhabet zgjidh gjithmonë burra, por nëse kërkon punë duhet të zgjedhësh gra.

“Sot kemi 50% të këshillave bashkiakë me përfaqësi grash, në qeveri kemi më shumë gra sesa burra. 60% e pozicioneve drejtuese tona në administratën publike mbahen nga gratë. E gjitha kjo është një meritë. Nga përvoja ime mund t’ju them se nëse doni që të flisni, të keni diskutime të gjata pa bërë asgjë mund ta bëni duke pasur burra të pranishëm. Por nëse doni që të punoni realisht dhe nëse doni që gjërat të bëhen është më mirë të zgjidhni gratë, janë një garanci më e madhe. Burrat thonë gjithmonë po, por në fund nuk e bëjnë atë që duhet të bëjnë. Kur i thua një gruaje që duhet ta bësh, atëherë gratë thohnë jo se ndoshta nuk është mënyra e duhur për ta bërë.Por kur thonë po, është e sigurt që do ta bëjnë”,- u shpreh Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY