Guximi i ministreve me letrën ndaj parlamentit holandez, ish-deputeti ironizon: Forca të...

Guximi i ministreve me letrën ndaj parlamentit holandez, ish-deputeti ironizon: Forca të errëta siç i quante Ramiz Alia

35
0
Shares

Ministret e qeverisë Rama u treguan të guximshme me letrën e fundit, dërguar parlamentit holandez, ku i kërkonin që të merrnin në konsideratë Shqipërinë dhe të hapnin negociatat.

Edhe pse Holanda e ka dhene verdiktin final, ministret kanë tentuar të bëjnë manovrën e tyre, duke qënë se Shqipëria u rendit ndër vendet e para me kabinetin me te balancuar gjinor.

Por letrën e tyre e ka ironizuar ish-deputeti Gent Strazimiri, i cili shkruan se kjo forcë e bashkuar i ngjan forcave të errëta në 1991, të quajtura kështu nga Ramiz Alia.

REAGIMI I STRAZIMIRIT

Se mos keqkuptoheni me moskeqkuptime:
Kur këto “shoqet” thonë “Forcat e errëta që punojnë kundër Shqipërisë”, nuk e kanë
* për “forcat” që vazhdojnë të kandidojnë tutorë prostitutash, vrasës e narko-trafikantë si deputetë dhe kryebashkiakë;
* as për “forcat” që kanabizuan dhe kokainizuan vendin, përmes Ministrave të Brendshëm të kapur në flagrancë me narko-trafikantët;
* as për “forcat” që shqiptarët i kthyen në azil-kërkuesit më të shumtë në Evropë;
* as për vetë kolegët e tyre narko-tutore që në vetvete janë forcë…
JO!
E kanë ekzaktësisht për të njëjtat forca dhe individë, që Ramiz Alia i quante po ashtu “forca të errëta” në 1991!
#evropa_është_zonjë_jo_shoqe
#evropa_nuk_është_delenxhillik

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY