DETAJE/Tjetër viktimë nga gjakmarrja, shqiptari vret bashkëkombasin e tij në Gjermani

Ndaje

Një 38 vjeçar nga Kosova u dënua nga gjykata gjermane me akuzën e vrasjes së bashkombasit të tij në 2017.

Vrasja për të cilën akuzohet ka ndodhur me 29 tetor 2017 në Winterswijker. Ai përplasi me një makinë me targa gjermane shtetasin Deme Lulaj, asokohe 58 vjeç. I dyshuari nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit për vendimin. Ai mohon se është i përfshirë në vrasje, por sipas gjykatës, ADN-ja e tij u gjet në xhaketën e viktimës. Makina që goditi Lulaj ishte gjithashtu në emrin e tij. Gjykata i konsideroi këto si provë përfundimtare.

Pasi e aksidentoi, 38-vjeçari ka dalë nga makina dhe e ka goditur Lulajn disa herë me çekiç. 58-vjeçari vdiq një ditë më vonë në spital.  Gjithçka mendohet se ka ndodhur për gjakmarrje.

Sipas gjykatës, vrasja ka qenë e mirëmenduar. Makina e 38-vjeçarit ishte parë disa herë në rrugën ku banonte viktima përpara vrasjes. Ai gjithashtu postoi një selfie në Facebook ditën e vrasjes, për ta pasur si alibi se ishte në Zvicër.

Ora News shkruan se 38-vjeçar jetonte në Bochum të Gjermanisë. Si viktima dhe agresori u rritën në Kosovë. I dënuari në moshën 12-vjeçare ka qenë dëshmitar i vrasjes së babait të tij nga i vëllai i Deme Lulaj me një copë druri në kokë.

Loading...

Leni një përgjigje