Zbulohen shqiptarët, kishin kthyer vilën në laborator droge

Zbulohen shqiptarët, kishin kthyer vilën në laborator droge

70
0
Shares

Janë sërish shqiptare ata të  cilët janë zbuluar dhe kapur me drogë. Por ata nuk do te jenë të akuzuar vetëm për kaq.

Të ndaluarit akuzohen për krime kundër shëndetit publik, kultivim të bimëve narkotike dhe falsifikim dokumentesh.

Sipas mediave të huaja, është shkatërruar një plantacion i marijuanës, i zbuluar në një vilë në Torrent, të Valencias në Spanjë, duke arrestuar tre persona një grua dhe dy burra me moshë nga 24 deri në 30 vjeç, me origjinë shqiptare.

Policia ka zbuluar 885 bimë, mes tyre marijuanë të rritura dhe 1040 fidanë, 1000 tenxhere të mbjella me fidanë, 715 euro 26 ventilatorë, 72 transformatorë elektrikë dhe 70 llamba.

Hetimet nisën pasi policia ishte sinjalizuar për ekzistencën e një laboratori për kultivimin e marijuanës brenda një vile në zonën e Torrentit.

Në vijim të hetimeve policët krijuan pajisje të ndryshme përgjimi duke zbuluar se një grua dhe dy burra jetonin në të.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY