KQZ konfirmon VV forcë të parë, LDK kërkon rinumërim të votave

KQZ konfirmon VV forcë të parë, LDK kërkon rinumërim të votave

43
0
Shares

Në web-in zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë bëhet e ditur se ka përfunduar procesi i numërimit të votave të rregullta nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që u zhvilluan më 6 tetor.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje prin me 25.48 për qind të votave, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.82 për qind.

Po sipas këtyre rezultateve, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 21.24 për qind të votave, Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë dhe Partia Socialdemokrate 11.57 për qind, ndërsa Lista Serbe 6.61 për qind.

Në këto rezultate nuk janë të përfshira votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta, pasi ato nuk janë numëruar ende.

Këto rezultate edhe mund të ndryshojnë nëse Paneli për Ankesa dhe Parashtresa miraton kërkesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate për rinumërimin e të gjitha votave në nivel vendi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY