Thaçi asnjë fjalë për fituesin dhe kryeministrin e ri, reagimi i tij...

Thaçi asnjë fjalë për fituesin dhe kryeministrin e ri, reagimi i tij vetëm për zgjedhjet

44
0
Shares

Hashim Thaçi, president i Republikës së Kosovës, ka përshëndetur procesin e zgjedhjeve në Kosovë, por ajo që bie në sy është fakti që ai nuk e ka përmendur fituesin dhe as ka thënë komentin e tij për rezultatin.

Thaçi është ndalur vetëm tek zgjedhjet dhe tek ajo që qytetarët dëshmuan me mbajten e votimeve demokratike.

“I uroj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike për zgjedhjet shembullore, për votimin e dinjitetshëm, të lirë dhe demokratik. Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike. Tash të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojmë edhe në formimin e qeverisë së re, sa më parë dhe në përballje me sfidat e menjëhershme që e presin Kosovën. HTH” shkruan Thaci ne facebook.

Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit, PDK mezi që arriti të krijojë një koalicion duke u bashkuar me AAK-në, Nismën, AKR-në, e shumë parti të vogla, që iu kushtuan me shumë ministri e një numër rekord të zëvendësministrave. Tashmë, PDK, me Kadri Veselin kaloi në opozitë, për tia lene qeverinë Vetëvendosjes dhe LDK-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY