Shqiptarët vendosin të ndjekin “trendin” e trafikut të marijuanës, por shkojnë në...

Shqiptarët vendosin të ndjekin “trendin” e trafikut të marijuanës, por shkojnë në burg

88
0
Shares

Policia e qytetit të Valencias në Spanjë ka zbuluar një fermë kanabisi si dhe ka vënë në pranga 3 shqiptarë, dy burra dhe një grua.

Droga ishte duke u mbjellë në një vilë në periferi të qytetit dhe në brendësi kishte plot 885 bimë narkotike të llojit marijuanë. Metoda e mbjelljes së drogës në ambiente të mbyllura është kthyer tashmë në një “modë” të re që shumë shqiptarë kanë tentuar ta provojnë, veçanërisht në Britaninë e Madhe.

Hetimet e policisë nisën pas disa informacioneve se në zonë mund të ishte krijuar një laborator kultivimi.

Hetuesit arritën të vendosin disa përgjues si dhe vunë re se në vilë kishte aktivitet të shpeshtë. Në banesë hynin dhe dilnin shqiptarët. E teksa vëzhgimi vijonte, policia zbuloi se në vilë erdhën dhe një sërë personash të tjerë të cilët shkëmbyen me shqiptarë disa vegla që shërbenin për të fasilituar rritjen e drogës në banesë.

Pas aksionit dhe kapjes së shqiptarëve, policia zbuloi se vila ishte marrë me qira. Trafikantët kishin përdorur identitete false italiane. Përveçse mbjelljes së drogës, shqiptarët e vidhnin energjinë elektrike. Në vilë u gjetën të paktën 70 llamba të mëdha për të ndriçuar bimët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY