Rama uron Albin Kurtin, nuk harron as mesazhin për Kadri Veselin

Rama uron Albin Kurtin, nuk harron as mesazhin për Kadri Veselin

146
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka dhene mesazhin e tij ndaj fituesit e zgjedhjeve në Kosovë, ndërsa ka vlerësuar edhe gjestin e Kadri Veselit për pranimin e humbjes dhe që tashmë do të jetë në opozitë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama nuk e cilëson Kurtin fitues, por e uron për rezultatin e parë më të mirë.

Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare. Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën” shkruan Rama.

Lëvizja Vetëvendosja (LVV) me në krye Albin Kurtin  kryeson zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Teksa janë numëruar 95% të votave ku pas një gare të fortë votash mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosja (LVV), kjo e fundit kryeson garën me 25.90% të votave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY