Këlliçi publikon shifrat e frikshme të azilit: Pa Edi Ramën, shpopullimi do...

Këlliçi publikon shifrat e frikshme të azilit: Pa Edi Ramën, shpopullimi do të ishte i pamundur!

50
0
Shares

Shifrat e largimit të shqiptarëve nga vendi rriten dita-ditës, dhe kujtojmë që jemi renditur ndër vendet e para në botë që kemi numrin me te madh të azilkërkuesve apo te te rinjve që zgjedhin të studiojnë dhe punojnë larg Shqipërisë.

Pikërisht rreth kësaj teme ka reaguar dhe kreu i FRPD, Belind Këlliçi, i cili nuk i ka kursyer as akuzat ndaj kësaj qeverie. Ai bën me fak kryeministrin Edi Rama dhe politikat e tij për të rinjtë dhe zgjidhja është vetëm largimi i tij.

“Ne total, jane shenuar ne te gjithe BE-ne 10,680 kerkesa per here te pare per azil. Kjo do te thote se mesatarisht, qe prej fillimit te vitit, cdo muaj jane larguar nga vendi 1780 shqiptare”,-thekson Këlliçi.

Edi Rama ia doli, sic nuk ia doli asnje pushtues deri me sot, ta zbraze Shqiperine. Te rinjte po largohen sepse s’kane asnje shprese per te ndertuar jeten ne kete vend, per te gjetur nje pune. Ata jane te vjedhur e te tradhtuar nga Edi Rama, qe te gjithe qeverisjen e ka vene ne sherbim te krimit dhe te nje grushti biznesmenesh me te cilet ndan parate e buxheti, leket e shqiptareve.

Shifrat sa vijne e behen me alarmante, sepse qeveria sa vjen e degradon me keq. Shtohet vjedhja dhe rritet numri i shqiptareve qe ikin. Vetem per gjashte muajt e pare te vitit, rreth 4335 kerkesa te reja per azil jane regjistruar ne shtetin francez, ndersa sipas Eurostat numerohen ne total mbi 5000 te tilla. Ne total, jane shenuar ne te gjithe BE-ne 10,680 kerkesa per here te pare per azil. Kjo do te thote se mesatarisht, qe prej fillimit te vitit, cdo muaj jane larguar nga vendi 1780 shqiptare. 40% e ketyre kerkesave kane qene te perqendruara ne France, ku gjate 6 muajve te pare te 2019 jane dorezuar ne total 4,435 kerkesa te reja, duke ruajtur tendencen e dy viteve te fundit.

Qe te mos ikin shqiptaret ka vetem nje zgjidhje, duhet te largohet Edi Rama. Ikja nuk eshte zgjidhje, zgjidhja eshte bashkimi per te larguar te keqen, e ndertuar Shqiperine qe duam, Shqiperine e mundesive, Shqiperine si Europa”,-shkruan në postimin e tij kreu i FRPD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY