E papritur për familjen shqiptare në Itali, e gjejnë djalin të vdekur...

E papritur për familjen shqiptare në Itali, e gjejnë djalin të vdekur në dhomë: S’donim ta bezdisnim

68
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku protagonist janë një familje shqiptare. Sipas mediave italiane, dy prindër nga  Shqipëria kanë gjetur të pajetë, në dhomë djalin e tyre Aldi Cala.

Nuk dihen ende shkaqet, për te cilat pritet ekzaminimi mjeko-ligjor, por dyshimet e para janë për një vdekje të natyrshme, pasi prindërit kanë treguar se ai bënte një jetë të rregullt, nuk pinte as alkool e as substanca të tjera.

Për autoritetet vendase, prindërit janë shprehur se djali i tyre e kishte kaluar mbrëmjen me shokët dhe ishte kthyer vonë dhe kishin vendosur për të mos e bezdisur dhe ta linin të flinte deri vonë. Por, kur kanë parë se ai nuk po dilte nga dhoma, edhe ndërkohë që kishte kaluar shumë kohë e ishte bërë pasdite, hynë në dhomë ta shihnin.

Fatkeqësisht, i riu nuk u përgjigj, pasi zemra e tij kishte kohë që kishte ndaluar së rrahuri. Ata menjëherë dhane alarmin dhe kerkuan ndihme, moren 118 dhe menjehere ne vend mberriti ambulanca. GJithcka ishte e kote, pasi mjeket vetem konfirmuan qe ai kishte nderruar jete.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY