Dalin pamjet! Kjo është gropa ku u mbyt 10 vjeçarja dhe e...

Dalin pamjet! Kjo është gropa ku u mbyt 10 vjeçarja dhe e ëma në Pogradec

108
0
Shares

Kanë dalë pamjet e vendit ku 10 vjeçarja E. Mazelli dhe nëna e saj Liri Mazelli gjetën vdekjen. Ngjarja tragjike ndodhi këtë pasdite në fshatin Alarup në Pogradec.

Pamjet e mëposhtme tregojnë pikërisht vendin ku nënë e bijë u mbytën. Fillimisht ka qenë 10 vjeçarja ajo e cila ka rënë në gropë, ndërsa më pas e ëma ka ndërhyrë për ta nxjerrë prej aty. Fatkeqësisht të dyja janë mbytur.

Njoftimi i Policise:

datë 06.10.2019, rreth orës 17.00, në një rezervuar, në fshatin Alarup, aksidentalisht dyshohet se ka rrëshkitur dhe është mbytur shtetasja E.M, rreth 10 vjeçe.

Në afërsi të vendngjarjes, ndodhej duke punuar nëna e saj, shtetasja L.M, 35 vjeçe, e cila ka ndërhyrë për të shpëtuar vajzën, por ka gjetur vdekjen edhe ajo, si pasojë e mbytjes në ujë. Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY