“Rrihet barbarisht në burgun e Shënkollit, por nuk dërgohet në spital”

“Rrihet barbarisht në burgun e Shënkollit, por nuk dërgohet në spital”

89
0
Shares

Dhunohet barbarisht i burgosuri në burgun e Shënkollit në Lezhë, por nuk dërgohet për kurim në spital.

Ky është denoncimi i rradhës i mbërritur në adresën e ish kryeministrit Sali Berisha, i cili reagon ashpër ndaj sjelljes çnjerëzore të punonjësve të burgut në fjalë.

Ish kryeministri madje i bën thirrje edhe Komitetit antitorturë në KE, që të marrë masa ndaj Shqipërisë.

“Standarte kriminale e çnjerëzore në burgjet e narkoshtetit! E kanë keqtrajtuar kafshërisht në burgun e Shënkollit dhe nuk e dërgojnë ne spital per mjekim!

Miq, ky është një akt barbarie i vërtetë. Le ti bëjmë thirrje Komitetit Antitorturë të KE për vendosjen e Shqipërisë nen artikullin 4 të Konventës për trajtimin çnjerëzor të të burgosurve në burgjet e narkoshtetit shqiptar”, shkruan Berisha, ndërsa publikon mesazhin e qytetarit.

Pershendetje i Nderuar SALI BERISHA
Un qe Po Ju shkruaj jam motra e jerit nga te burgosrit te burgut te shenkollit .
Ju lutem na ndimoni , vellaj im Po kryne denimin ne burgun e shenkollit , dhe eshte shume keq ,eshte i semur me ujë ne mushkri ,forca specjale (DAP) ka shkuar dhe E kane keqtratjuar , pse i Nderuar te keqtratohet kur sjelljet aty mbrenda i ka tmira , pse I Nderuar nuk pranojne ta dergojn ne Spital te tiranes apo te lezhes se me zorte mbushet me frym se ka probleme me mushkri , nuk e dergojne, se e ka trupin me shenja te zeza dhe varrat qe ja kane ber duke e rrahur me shkop gome qe i kam me foto , . JU lutem Zoti Sali Berisha me thoni Ju ku te kerkoj te drejtat tona nese me ndodhe gje me vellajne

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY