Plagoset shqiptari në burgun grek, familjarët thirrje Metës: Na ndihmoni, nuk e...

Plagoset shqiptari në burgun grek, familjarët thirrje Metës: Na ndihmoni, nuk e dimë nëse është gjallë

42
0
Shares

Në burgun e Patras të Greqisë, një 34-vjeçar me inicialet R.SH mësohet se është plagosur rëndë pas një përleshje.

Shqiptari i burgosur në Greqi është me origjinë nga Patosi i Fierit, ndërkohë që lajmi është bërë me dije nga familjarët e tij të cilët kërkojnë ndihmë nga qeveria shqiptare. Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reguar edhe gazetari Shpëtim Zinxhiria, i cili publikon thirrjen e familjarëve të të burgosurit, teksa shkruan se ky i fundit edhe mund të ketë vdekur.

“Thirrje Presidentit Meta…!

Edhe një shqiptar 34 vjeçar R.Sh. nga Patosi po lufton me jetën ose edhe mund te ketë vdekur në burgun e Patrës.

Një ngjarrje e rëndë që vjen pas 10 vrasjeve të shqiptarve në këto 9-të muaj në burgjet e Greqisë.

Janë të afërmit e familjes që konfirmojnë se i afërmi i tyre është plagosur rëndë gjatë një përleshje në burgun e Patrës dhe ende nuk dihet fati i tij.

Si president i vendit tim… ju bëj thirrje që të bëni diçka për të zbardhur këtë rast, si dhe 51 shqiptarve te vrarë apo të vetvrarë në këto burgje.

Këtë thirrje i’ua a bëj juve pas një thirrje të bërë më parë Kryeministrit Rama…! Sa për Ambasadën tonë, ajo në këtë drejtim është antishqiptare.”-shkruan gazetari Zinxhiria

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY