Helmohen nxënësit nga ushqimi në Shkodër, policia jep detajet: Shoqërohen pronarët e...

Helmohen nxënësit nga ushqimi në Shkodër, policia jep detajet: Shoqërohen pronarët e Fast-Food-it

53
0
Shares

Policia ka dalë me njoftimin zyrtar, pas informacioneve se disa fëmijë ishin helmuar ne nje shkolle të Postribës në Shkodër.

Sipas policisë, femijet janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa konfirmohet arsyeja e cila lidhet me Fast-food afër shkollës. Pronarët janë shoqëruar nga policia, ndërsa AKU po kryen verifikimet.

Ditën e djeshme, në orën 20:50 është marrë njoftim se në Spitalin Rajonal Shkodër janë paraqitur për mjekim 12 fëmijë të moshës 10-12 vjeç, me shenja intoksikimi, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas familjarëve të tyre fëmijët kanë konsumuar ushqim në një fast food, përpara shkollës në qendër të fshatit Postrribë, Shkodër.

Janë shoqëruar pronarët e fast food-it për deklarime, si dhe po bëhen verifikimet nga Drejtoria AKU.Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër”,-sqaron policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY