DETAJE/Droga e paketuar me logon “KF Elbasani”, del fotoja e trafikantëve të...

DETAJE/Droga e paketuar me logon “KF Elbasani”, del fotoja e trafikantëve të arrestuar

140
0
Shares

613 kg kokainë u kapën në Brazil nga Policia Federale braziliane, në një zonë rurale në Brasnorte, të cilat ishin të paketuara me logon e ekipit të futbollit të Elbasanit.

Sot, mediat e huaja kane publikuar fotografinë e katër personave të arrestuar nga autoritetet braziliane. Të arrestuarit janë: P. O. O. C. 24 vjeç; M. A. P. 49 vjeç; N. P. 52 vjeç dhe J. C. G. A. 40 vjeç.

Referuar inicialet e trafikantëve të arrestuar, ndrihen dyshime që 52-vjeçari N. P. të jetë shqiptar, për shkak se brazilianët kanë emra të gjatë. Mediet e huaja raportojnë se katër personat e arrestuar e kishin kthyer pronën në një rafineri të ambalazhimit të kokainës.

Sasia e kokainës, sipas Policisë braziliane, në treg do të kapte shifrën e 9 milionë dollarëve dhe kishte si destinacion final Europën, pa përcaktuar një vend konkret. Por duke parë logon e klubit të Elbasanit, do të thotë se lënda narkotike do të transportohej në Shqipëri si ndalesë e fundit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY