Po pinte kafen e mëngjesit në lokal, detaje nga vrasja e biznesmenit...

Po pinte kafen e mëngjesit në lokal, detaje nga vrasja e biznesmenit në Lushnjë: Tentuan ta vrisnin më herët

178
0
Shares
Lokali ku u vra Besnik Hida

Besnik Hida ishte personi i cili humbi jetën, teksa persona ende te paidentifikuar e ekzekutuan me armë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, ndërsa ai ka qene ne katin e dyte te nje lokali duke pire kafe dhe ka qene i vetem ne tavoline.

Nje person, i maskuar i është afruar dhe e ka qëlluar me bresheri duke e lënë të vdekur ne vend.

Kush është Besnik Hida?

Ai  pronar i një pike grumbullimi mjetesh të përdorura në Lushnje.  Ndërkohë që emri i tij nuk është i panjohur për policinë, pasi pak kohë më parë 35-vjeçarin kanë tentuar që ta ekzekutojnë duke i vendosur eksploziv në makinë.

Besnik Hida e kishte parkuar automjetin e tij përballë banesës, ndërkohë që shpërthimi i fuqishëm kishte ndodhur kur pjesëtarët e familjes së tij kanë qenë në gjumë.

Vetë Hida deklaroi në polici atë kohë se nuk ka konflikt me askënd. Megjithatë policia e lidhte ngjarjen me profesionin që kishte Hida, si pronar i një pikë tregtimi për pjesë këmbimi automjetesh.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit, në aksin rrugor Lushnjë Tiranë, Lushnjë Fier dhe Lushnjë Berat. Për zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë.

Sot rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, dy persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit B.H, 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Lushnjë”, njofton policia.

Një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është nisur për t’i ardhur në ndihmë grupit hetimor me qëllim zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY