Fotoja me Obamën/Salianji “thumbon” Ramën: E ka ves, pasi i përdor njerëzit,...

Fotoja me Obamën/Salianji “thumbon” Ramën: E ka ves, pasi i përdor njerëzit, i shet

66
0
Shares

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar gjithashtu pas dënimit me 4 muaj burg të William Argeros, amerikanit që ndërhyri me pagesën prej 80 mijë dollarësh që Edi Rama e bëri me qëllim që të dilte në foto me Barack Obamën në vitin 2012. Salianji shkruan në Facebook, se Rama e ka ves ti përdorë njerëzit dhe më pas i shet.

“E ka ves!! Kushdo përdoret pastaj shitet, hidhet, lëshohet dhe më pas harrohet sikur mos kishte ekzistuar.

Kështu ka ndodhur me shumë shtetas shqiptarë ish ministra, ish deputete ish kryetarë bashkie apo kriminelë janë ose në burg ose drejt burgut për shkak se i kanë shërbyer Ramës për ta ngjitur drejt pushtetit abuziv! Kështu ndodhi dhe në Amerikë.

Drejtësia vonon por nuk harron, në Amerikë nuk ka mundësi të falsifikoje dosje dhe të kërcënoje prokurore dhe gjykatës”,-shkruan Salianji.

William Argeros kishte pranuar fajësinë në vitin 2016 për këtë çështje dhe për dëshmi të rrejshme para një jurie të madhe, duke u përballur me deri 24 muaj heqje lirie, në bazë të marrëveshjes së tij të pranimit të fajit.

Ligji amerikan u ndalon shtetasve të huaj të japin kontribute për kandidatët federalë. Avokati John Azzarello, duke përfaqësuar zotin Argeros, tha se klienti i tij po vepronte në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama.

Avokati Azzarello tha se kandidati ishte Edi Rama, i cili aktualisht është kryeministër i Shqipërisë. Kur akuzat u publikuan në vitin 2016, zyra e zotit Rama mohoi të ishte burim i kontributeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY