FOTO & VIDEO/ Kapen 617 kilogramë kokainë me logon e klubit të...

FOTO & VIDEO/ Kapen 617 kilogramë kokainë me logon e klubit të Elbasanit

64
0
Shares

Një sasi prej 617 kg kokainë e pastër (hidroklorur) është sekuestruar nga policia federale braziliane në një zonë rurale në Brasnorte.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në dyshemenë e kamionit, i cili gjendej në një zonë rurale. Katër persona përfunduan në pranga.

Sasia e lëndës narkotike sipas policisë braziliane kapte shifrën e 9 mln dollarëve dhe kishte si destinacion Evropën.

Por duke parë logon e klubit të Elbasanit, do të thotë se lënda narkotike do të transportohej në Shqipëri.

Përveç drogës, u sekuestrua edhe kamioni dhe dy automjete tip Fiat, të cilët shërbenin për kontrollin e rrugës teksa shoqëronin kamionin.

Operacioni i inteligjencës dhe mbikëqyrjes kishte mbështetje logjistike nga një aeroplan i Komandës Ajrore të Policisë Federale – CAOP, me qëllim të mbledhjes së të dhënave në fermën që ishte përdorur edhe si laborator për përpunimin e lëndës narkotike.

Policia gjatë kontrollit gjeti edhe materiale të përdorura për rafinimin dhe paketimin e lëndës narkotike, peshore dhe sende të tjera. Shoferi i kamionit i konfirmoi policisë se kishte marrë 10,000 dollarë për të transportuar lëndën narkotike.

Koordinatori i Grupit, Nantel Col. José Nildo de Oliveira, theksoi se kokaina e pastër ka vlerë më të madhe tregtare se sa llojet e tjera të narkotikëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY