Droga e kapur në ishull, media greke zbulon detaje: Kemi të bëjmë...

Droga e kapur në ishull, media greke zbulon detaje: Kemi të bëjmë me grup kriminal shqiptaro-italian

52
0
Shares

Media greke Kathimerini ka shkruar një artikull rreth aksionit të djeshëm të policisë greke lidhur me drogën e fshehur në një ishull.

Media greke shkruan se policia greke është në kërkim të një skafisti të 5-të në lidhje me drogën e kapur në gomone. Skafisti raportohet se është larguar nga gomonia e dytë, ku u arrit të kapej vetëm një person, i cili po largohej me not.

Droga e kapur dje (30 shtator) ishte fshehur nga skafistët e gomones së dytë. Kathimerini shkruan se kemi të bëjmë me grup kriminal shqiptaro-italian që trafikon hashash në Turqi dhe e këmben me heroinë.

Sipas medieve greke, më herët thuhej se policia kishte gjetur rreth 1 ton kanabis të fshehur në ishullin e vogël Piperi në zonën e Alonisit. Thuhet se droga ishte e fshehur ne nje shpellë në brendësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY