Dhuna gjatë derbit kryeqytetas, Tirana merr vendimin për drejtorin e stadiumit

Dhuna gjatë derbit kryeqytetas, Tirana merr vendimin për drejtorin e stadiumit

90
0
Shares

Incidenti i të dielës me ndeshjen e derbit kryeqytetas sigurisht që është e shëmtuar, ku tifozet e dy skuadrave te medha, e kthyen stadiumin në një “fushë beteje”.

Edhe pse policia mori masat ndaj personave që nxitën përplasjet e mëdha, një përgjegjësi e kane dhe drejtuesit e stadiumit.

Përgjegjësia është e madhe mbi të gjitha për klubin organizator, Tiranës, çka ka bërë që stafi drejtues i klubit bardheblu të mblidhet për të kuptuar se çfarë ndodhi.

Mediat kane mesuar nga burime të sigurta se drejtori i stadiumit “Selman Stërmasi”, Ksenofon Haskoçela është pezulluar deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gjithashtu është pushuar nga puna dhe një roje e stadiumit. Vetë drejtori i stadiumit në një intervistë për “Panorama Sport” nuk ka pranuar një vendim të tillë por ka saktësuar se ka bërë mirë punën e tij, me korrektësi maksimale. Haskoçela shtoi ndër të tjera në intervistën e tij për “Panorama Sport” se për gjithçka ka parë përpara nisjes së derbit ka njoftuar personat përkatës, ata që kanë përgjegjësi direkte mbi sigurinë në stadium.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY