Rilindja nxiton të marrë vendime, grupi i PS vendos kush do i...

Rilindja nxiton të marrë vendime, grupi i PS vendos kush do i përfaqësojë në mbledhjen e “Venecias”

54
0
Shares

Rilindasit vijojnë ende të jenë të fokusuar tek shkarkimi i presidentit Ilir Meta, dhe pse në zhvillimet e fundit, u vu re se presidenti nuk ka asnjë shkelje që të mund ta rrëzojë nga posti.

Edhe pak ditë kanë mbetur nga publikimi i raportit përfundimtar të Komisionit të Venecias në lidhje me verifikimin e veprimeve të presidentit Ilir Meta as i takon zhdekretimit të 30 qershorit dhe menjeherë grupi parlamentar i PS-së nuk ka preferuar të rrijë kot gjatë kësaj kohe.

Gjatë mbledhjes së sotme, grupi i PS-së vendosi që mazhoranca të përfaqësohet nga Taulant Balla në mbledhjen e ‘Venecias’. Ky i fundit do të mbrojë kërkesën e mazhorances për shkarkimin e Presidentit Meta.

Kujtojmë se në draft, Komisioni konstatoi se Presidenti ka tejkaluar kompetencat me zhdekretimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh. Në vijim  Venecia thotë se edhe komisioni hetimor i ngritur nga mazhoranca për shkarkimin e Presidentit është në tejkalim të kompetencave pasi nuk ka shkelje të rëndë të Kushtetutës nga Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY