Mustafaj: Zgjedhjet e parakohshme lehtësojnë plotësimin e kushteve

Mustafaj: Zgjedhjet e parakohshme lehtësojnë plotësimin e kushteve

43
0
Shares

Analisti Besnik Mustafaj, tha sot se zgjedhjet e parakohshme do të ishin një fillim I mirë oër plotësiminve kushteve gjermane për integrimin në BE. Ai tha se ka mbetur edhe pak kohë që të plotësohen, ndërsa shtoi se qeveria duhet të afrojë më tepër opozitën.

I ftuar në rubrikën “Opinion “ në Neës 24, Mustafaj tha se CDU i thotë shqiptarëve de dera është e hapur, po ju jeni jashtë.

Ai shtoi se kushtet e vendosura kanë brenda edhe shuplakë për qeverinë, duke theksuar se qeveria ka përgjegjësi të madhe dhe se nuk a vullnetin për të ndryshuar realitetin.

Të gjitha ata kushte i shërbejnë ndryshimit të situatës. Theksimi i kushteve nga ana e parlamentit gjerman tregon se vendi duhet të bëjë përpara. Ata kushte janë të gjitha të nevojshme dhe që prekin kushtin primar të demokracisë, që ka të bëjë me reformat, zgjedhjet.

Për qeverinë, ka brenda edhe shuplakën. Të gjitha këto tregojnë paaftësinë e qeverisë për të përmbushur kushtet. Çelja e negociatave nuk mund të jetë vetëm fryt i demokracisë. CDU është ndër partitë kryesore gjermane dhe ndër partitë e rëndësishme të së djathtës europiane. Kushtet kërkojnë bashkëpunim mes qeverisë dhe opozitës së bashkuar. 

Qeveria ka përgjegjësi më të madhe dhe nuk ka vullnet për të ndryshuar realitetin. Ende nuk ka vazhduar puna për të plotësuar kushtet. Duhet të krijojë një bashkëpunim me opozitën, Damian Gjiknurin mos ta lërë në krye të Komisionit Zgjedhore. Ky është tregim i qartë se qeveria po shpërfill rekomandimet. CDU iu thotë shqiptarëve se dera është e hapur, por ju jeni jashtë. Nga 27 vende, një të thotë jo, bllokohen”, tha Mustafaj.

Besnik Mustafaj tha se PD duhet të marrë pjesë në Reformën Zgjedhore, kurse vlerësoi se zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet e parakohshme.

Tani si mund të bësh Reformë Zgjedhore, kur Damian Gjiknuri më e pakta nuk duhet të jetë në krye të Komisionit të Reformës Zgjedhore. E gjitha që bën qeveria është sa për sy e faqe. Por sidoqoftë mendoj se PD duhet të jetë në tryezën e Reformës Zgjedhore. PD duhet të japë kontributin e saj në Reformën Zgjedhore. Shqipëria nuk po përmbush kushtet që kërkohen. Zgjidhja më e mirë janë zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Mustafaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY