“Propozim për çeljen e negociatave”, Fuga ironi: Të rrasim në burg ca...

“Propozim për çeljen e negociatave”, Fuga ironi: Të rrasim në burg ca ministra, ish ministra…

33
0
Shares

Ka qënë të shumta reagimet pas vendimit të Bundestagut gjerman për të votuar rezolutën pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, duke i vënë vendit tonë disa kushte të reja.

Një prej tyre ka qënë dhe akademiku  Artan Fuga, i cili nuk e kursen ironinë lidhur me këtë vendim. Madje ai shkon më tej duke propozuar menyren sesi mund të shpejtojmë duke hyrë në Europë sa më shpejt.

Fuga jep propozimin e tij, që do të ndihmonte në çeljen e negociatave, duke thënë me ironi që të dalin vullnetarë ca ministra, ish-ministra, apo dhe ndonjë ish-ambasador, që t’i fusim në burg dy-tre javë sa për të marrë “OK” nga Be.

Propozim për të çelur negociatat! Ka një zgjidhje ca ministra, ish ministra, ca gjoja ministra, dhe ndonjë ish ambasador, të përfolur për korrupsion, të dalin vullnetarë që t’i rrasim në burg nja dy a tri javë sa të marrim negociatat dhe pastaj e shohim punën e tyre! Si detyrë patriotike mo!”, shkruan Fuga.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY