Njihuni me konkurrentët e Arta Markut, KLP konfirmon kandidatët për garën

Njihuni me konkurrentët e Arta Markut, KLP konfirmon kandidatët për garën

60
0
Shares

KLP ka konfirmuar kandidatët zyrtarë për postin e kryeprokurorit. Nga gara, KLP s’kualifikoi kandidatin, Lulzim Alushaj ndërsa konfirmoi tre kandidatët e tjerë Arta Markun, Olsian Çelën e Fatjona Memçajn.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi që Alushaj nuk plotësonte kriteret ligjore për kandidim.

Kandidati Alushaj, nga rradhët e avokatisë, ka të drejtën të ankimojë vendimin e KLP brenda 5 ditëve në Gjykatën Administrative të Apelit.

Ndërsa kjo e fundit duhet të japë vendimin brenda 7 ditëve pas ankimimit të kandidatit për kryeprokuror.

Në nisjen e mbledhjes, rreth orës 11:00, kreu i KLP, Gent Ibrahimi tha se: “KLP do vlerësojë kandidatët që plotësojnë kushtet ligjore për të vazhduar garën për Prokuror të Përgjithshëm. Kandidati që s’kualifikohet sot mund të ankimojë në Gjykatën Administrative të Apelit për 5 ditë. Gjykata Administrative ka të drejtën të marrë vendimin për kandidatin brenda 7 ditëve të tjera.”

Në garë ishin: 

Arta Marku – Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme

Olsian Çela – Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Fatjona Memçaj – Prokurore në prokurorinë e Apelit

Lulzim Alushaj – Nga radhët e avokatisë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY