“Pas lajmit të rremë për tërmetin qëndron Meta” Presidenca: Sqarim për ‘idiotët...

“Pas lajmit të rremë për tërmetin qëndron Meta” Presidenca: Sqarim për ‘idiotët e dobishëm’ dhe të padobishëm

48
0
Shares

Ka disa media të cilat kanë publikuar shkrime në të cilat pretendohet se pas fake news që qarkulloi për një tërmet tjetër të fortë që do të godiste vendin, fshihet Presidenti Meta.

Një sqarim për këtë pretendim e ka dhënë zëdhënësi, Tedi Blushi. Përmes një postimi në facebook, zëdhënësi i Presidentit të Republikës sqaron se i vetmi “portal” i Presidentit Meta është www.president.al.

“Një sqarim për “idiotët e dobishëm” dhe të padobishëm: I vetmi “portal” i Presidentit Meta është www.president.al. Madje as këtë “portal” nuk e financon ai.

Ky sqarim nuk vlen për këdo që shkrimeve të tutorit të radhës i ve emrin e vet sipër, për të ngrënë përsheshin e radhës.” shkruan zëdhënësi i presidentit në Facebook.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY