Adria Airways në prag falimenti, udhëtarët mbeten në rrugë, por ka një zgjidhje

Ndaje

Linja ajrore sllovene Adria Airways është në prag falimenti ndërsa ka ndërprerë fluturimet nga Tirana duke lënë në rrugë disa qindra udhëtarë. Operatori ka njoftuar se është në vështirësi financiare dhe se ka ndërprerë përkohësisht fluturimet për datat 24-25 Shtator 2019, në të gjitha bazat e saj (Lubjanë, Prishtinë, Tiranë).

Nga Tirana, ditën e sotme është anuluar fluturimi drejt Frankfurtit në orën 12:20 dhe ai drejt Lubjanës në 14:35. Nga Frankfurti në Tiranë është anuluar fluturimi i orës 11:35 dhe nga Lubjana në Tiranë ai i orës 13.45.

Burime zyrtare nga Tirana International Airport (TIA) thanë për monitor.al se nga aeroporti do të ketë mbulim kujdesi për pasagjerët që planifikonin të udhëtonin përmes Adria Airways. Ky mbulim nënkupton që të sigurohet akomodim për pasagjerët që kanë mbetur në rrugë, ose të gjendet transporti përmes linjave të tjera, teksa Adria Airways është anëtare e Star Alliance.

Burime nga TIA thanë se pasagjerët e Adria janë kaluar në fluturime të tjera, kryesisht përmes AlItalia, Lufthansa, Austrian Airlines.

Adria tha ndërkohë se po punon për gjetjen e një zgjidhjeje, në bashkëpunim me investitorë të mundshëm, në mënyrë që Adria Airways të fluturojë përsëri dhe që ndërprerja e operimeve të jetë me të vërtetë e përkohshme.” .

Loading...

Leni një përgjigje