I riu shqiptar gjendet i vrarë në Londër, dalin detajet e krimit

Ndaje

Një ngjarje me një protagonist shqiptar ndodhi në Londër, ndërsa mediat japin detajet e para. I riu quhet Serxhio Marku.

21 vjeçari  u vra në Brighton, në jug të Londrës dhe me pas u gjet  i plagosur rëndë në një apartament në rrugën Stafford.

Sipas gazetës InterNapollit, ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve, dhe pasi u dërgua në spital ai vdiq menjëherë. Për vrasjen e 21-vjeçarit shqiptar në Londër, u arrestuan dy neapolitanë Francesco D’Agostino, 44 vjeç, dhe Giuseppe Petriccione, 45 vjeç.

Megjithë arrestimin, shkaqet që çuan në këtë vrasje mbeten të paqarta. Për këtë arsye, policia po përpiqet të zbulojë më shumë rreth të kaluarës së viktimës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje