“Burri jot vinte tek unë sepse e peshoja, ti vishje çizmet e...

“Burri jot vinte tek unë sepse e peshoja, ti vishje çizmet e shkoje te lopa”/ Plas sherri LIVE mes grave

95
0
Shares

Vetëm një javë më parë në rubrikën “Shihemi në gjyq” të programit “E diela shqiptare” në Tv Klan një nënë u përball me vajzën e saj, Sonila, së cilës i kërkoi të bëjë çdo përpjekje për të njohur atësinë e fëmijës.

Gjatë rubrikës Sonila tregoi se fëmija i saj vinte nga një bashkëjetesë me një burrë të martuar, i cili kishte dy vajza dhe që quhej Gëzim.

Ajo tregoi se kishte marrë vesh për martesën dhe fëmijët e tij 3 pas tre vitesh lidhje me të dhe i kishte kërkuar ta ndërprisnin marrëdhënien, por ai e kërcënon duke i thënë: “Unë të vras nëse ti ikën”. Kështu bashkëjetesa vazhdoi për 23 vite. Në seancën e kaluar u folën edhe shumë fjalë për familjen tjetër, ku u përmend Flora, bashkëshortja e Gëzimit dhe vajza Denisa. Të indinjuara ata donin ta sqaronin këtë situatë dhe sot në “Shihemi në gjyq” u përballën me njëra-tjetrën.

Debati
Denisa, vajza e Gëzimit:
 Dëgjova me vëmendje seancën e javës së kaluar dhe mora vendimin të isha në këtë pozicion që jam sot.

Eni Çobani: Ka qenë surprizë telefonata jote dhe fakti që më the do vij dhe do të përballem.

Denisa, vajza e Gëzimit: Kam ardhur të përballem sepse kam dëgjuar fjalë tepër ofenduese që domosdoshmërisht personi që ka folur në atë mënyrë do të mbajë përgjegjësi.

Sonila, bashkëjetuesja: Çfarë karakteri ke ti moj, ti je qelbësirë.

Denisa, vajza e Gëzimit: Të lutem, nga e di ti se si jam unë…

Flora, gruaja e ligjshme e Gëzimit: Nuk lejoj të më ofendohet vajza në një seancë gjyqi.

Sonila, bashkëjetuesja: Mbylle gojën ti se do të shqyej në dysh, qelbësirë. Mbylle gojën dhe liroje lokalin. Qelbësirë, të pëlqen… Pse se ruan burrin, ku e ke? Të pëlqejnë gjërat e vjedhura që të sjell burri ë?

Flora, gruaja e ligjshme e Gëzimit: Kush je ti që ofendon? Ti do përballesh me ligjin. Unë jam gruaja.

Sonila, bashkëjetuesja: Unë të çaj në dysh moj, qelbësirë.

Denisa, vajza e Gëzimit: Të lumtë për fjalorin sepse në radhë të parë prezanton vetveten.

Sonila, bashkëjetuesja: Mu zhduk ti…

Denisa, vajza e Gëzimit: Të njohim shumë mirë se kush je sepse ke 23 vjet…

Sonila, bashkëjetuesja: Qelbësirë m*ti.

Denisa, vajza e Gëzimit: Ti ke prekur shumë shumë rëndë karakterin e një femre.

Eni Çobani: Sonila, nuk mund të tolerojmë një gjuhë të tillë në publik.

Denisa, vajza e Gëzimit: Ke dëgjuar se sa mirë mund t’ia dalë një femër sot në realitetin shqiptar?

Sonila, bashkëjetuesja: Mua çunin ma peshon, telefonin 100 mijë lekë ia ka ble. Po ti moj ti, që e çon babën tënd me vjedhë që të sjellë ty. Si e pranon? Apo ajo grua që i iku burri…

Denisa, vajza e Gëzimit: Atë aty e ka gruan e tij, po ty çfarë të ka?

Sonila, bashkëjetuesja: Babin tënd e kapi tek shtëpia ime, po i pëlqente? Me atë grua kam punuar dy vjet në lokal unë, e di mirë ajo.

Denisa, vajza e Gëzimit: Ti do të mbash përgjegjësi…

Sonila, bashkëjetuesja: Përgjegjësi do mbash ti me nënën tënde që ma keni quajtur çunin kopil.

Denisa, vajza e Gëzimit: Më gjej një provë që e kam bërë unë këtë.

Sonila, bashkëjetuesja: Ti s’do gjesh babën e fëmijës tënd.

Eni Çobani: Denisa ti duhet të pranosh që babai jot ka bërë një gabim shumë të rëndë.

Denisa, vajza e Gëzimit: E pranoj.

Eni Çobani: Ai është lidhur me këtë zonjë, ka sjellë në jetë një fëmijë dhe kjo zonjë që gulçon sot, e bën sepse babai jot e mbanë zvarrë prej 22 vjetësh.

Sonila, bashkëjetuesja: Unë të çaj në dysh dhe e kam burgun hapur.

Denisa, vajza e Gëzimit: Zonja Eni një njeri nuk mund ta mbash zvarrë për kaq shumë vite, ajo e ka pranuar pozicionin e saj.

Sonila, bashkëjetuesja: Unë e gjeta një, por ti s’do gjesh hiç se je… Kush je ti moj?

Flora, gruaja e ligjshme e Gëzimit: Unë jam një zonjë, ndërsa ti për mua s’je asgjë.

Sonila, bashkëjetuesja: Po pse vinte tek unë ai… sepse unë e mbaja, e peshoja. Kurse t’i vishje çizmet e shkoje te lopa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY