VIDEO/Sherri në urbanin e Tiranës së Re, i dënuari konfliktohet me shoferin,...

VIDEO/Sherri në urbanin e Tiranës së Re, i dënuari konfliktohet me shoferin, qytetarët tregojnë tmerrin

67
0
Shares

Një i ri 23-vjeçar ka thyer masën e arrestit në shtëpi duke shtuar dhe më tej gabimet, teksa është konfliktuar me shoferin e urbanit të një prej linjave në kryeqytet.

Policia e Shtetit, njoton se bëhet fjalë për një të dënuar, i cili ndodhej në arrest shtëpie dhe ka thyer këtë urdhër. Pasi është grindur me familjen e tij, ai është zënë me shoferin e Urbanit të Tiranës së Re, sepse ky i fundit nuk ecte shpejt.

Lidhur me këtë ngjarje, JOQ ka publikuar videon dhe rrëfimin e një qytetari prezent në urban, teksa ka rrëfyer tmerrin e përjetuar dhe sherrin e madh.

Rrefimi i qytetarit

Në linjën e Tiranës së re. Pasagjeri kapet me fjalë me shoferin e autobusit për shkak të vonesave në linjë. Kishte pritur autobusin 20 min ne stacion dhe pasi kishte hypur po ecte ngadalë. Pas fjalëve pasagjeri dhe shoferi filluan të kapen me duar. Shoferi mbylli autobusin dhe mbajti brenda dhe 15 veta të tjerë, vajza, gra të moshuar etj. Njerëzit i luteshin shoferit tu hapte derën por ai nuk pranonte. U thoshte do rrini këtu sa te vijë policia. Policia erdhi pas 20 minuta terrori, grushtash dhe gjakosje. Pasagjerët i thoshin, do na bëni zarar do na merrni në qafë, do ikim në shpi vajti ora 10-të e ca. Po e kishte lënë autobusin ndezur, ja te hidhej ai tipi në timon. Se ai desh të ikte, shoferi me fatorinon e mbanin me zor brenda. Unë te bej këtë të bëj atë I thoshin Kot o vëlla desh ti dilte e tija shoferit, mbante peng dhe të tjerët. Do rrini se sben brenda u thoshte pasagjerëve se kështu është rregulli. Ata ziheshin në autobus njerëzit i mblodhën një grusht në fund të sediljeve. Kjo ishte.

Njoftimi i plotë i policise:

Tiranë, Thyen masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe më pas konfliktohet për motive të dobëta me shoferin e autobusit të një linje urbani duke e goditur me mjete të forta, vihet në pranga nga Policia 23-vjeçari. Në pranga dhe një tjetër shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekje”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, arrestuan në flagrancë shtetasin:A. K., 23 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal).

Shtetasi i mësipërm ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” duke dalë nga shtëpia dhe më pas është konfliktuar për motive të dobëta (pse autobuzi nuk ecte shpejt), me shoferin e autobusit të një linje urbani duke e goditur me mjete të forta në pjesën e fytyrës. Pas marrjes së njoftimit shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2. u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: F. Z., banues në Tiranë. Ky shtetas është person i shpallur në kerkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Përndjekje”.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

KLIKO VIDEO

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY