Tahiri flet për të dhënat që kërcënojnë mazhorancën, ish-ministri komenton dhe reagimin...

Tahiri flet për të dhënat që kërcënojnë mazhorancën, ish-ministri komenton dhe reagimin e Ambasadës Amerikane

37
0
Shares

I pyetur në lidhje me akuzat e opozitës se ish-ministri ka në dorë të dhëna që mund të kërcënojë mazhorancën, Saimir Tahiri u përgjigj se kjo nuk është e vërtetë

“Është fyese të mendoni që kërcënokam njerëzit me materiale. Unë në 4 vjet kam bërë detyrën dhe nuk hyj tek njerëzit që mbaj letra në xhep për të kërcënuar këdo. Është fyese për mua të mendoni që po e çaj rrugën drejt të vërtetës duke kërcënuar njerëz”,- u shpreh Tahiri.

Ish-ministri komentoi dhe reagimin e ambasadës amerikane e cila e quajti shkurajues vendimin e gjykatës, duke marre parasysh akuzat.

Nuk besoj se në Amerikë ekziston ndonjë ambasadë  që ta bëjë këtë që ambasada e tyre bë këtu. Nuk ka presion më të madh se sa ky ndaj drejtësisë”, deklaroi Tahiri.

.Kur u pyet a ka marrë mesazh nga Edi Rama pas gjyqit, ai tha se duhet pyetur ai vetë, por shtoi  se do ta vazhdojë i vetëm rrugës e drejtësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY