Rilindja me dorë të hekurt, shkurton 179 vende pune në Bashkinë Lezhë

Rilindja me dorë të hekurt, shkurton 179 vende pune në Bashkinë Lezhë

46
0
Shares

Socialistët nuk kanë qëndruar pas takimit për të komentuar vendimin e dënimit për Tahirin, por burimet konfirmojnë se e kane marrë seriozisht punën në zonën e veriut.

Ditën e sotme Këshilli Bashkiak i Lezhës  zhvilloi një mbledhje me kryetarin e ri Pjerin Ndreun, ku mor vendimi për shkurtimin e administratës së kësaj bashkie.

Vetëm me një votë kundër, ky Këshill vendosi që të miratojë shkurtimin me 30% te strukturës aktuale, pra nga 609 punonjës aktual do të mbeten vetëm 430. Po kështu janë anuluar edhe 130 kontrata të tjera punësimi apo shërbimi. I pranishëm ishte edhe vetë kryebashkiku i Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili tha se ky ishte një vendim me peshë që i jep frymëmarrje financanve të bashkisë.

Mësohet se kryeministri Rama i ka kërkuar prerë drejtuesve politike në qarkun e Shkodrës që të largojnë pjesën dërrmuese të drejtorëve lokalë, rreth 80% të tyre. Rama ka kërkuar që të nisë puna për vlerësimin e performancës së institucioneve dhe të shikohen borxhet e projektet aktuale të bashkisë më të madhe të veriut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY