Rama mbledh me urgjencë koordinatorët e veriut në Velipojë, në takimin mes...

Rama mbledh me urgjencë koordinatorët e veriut në Velipojë, në takimin mes socialistëve dhe Tom Doshi

39
0
Shares

Kryeministri Edi Rama është drejtuar që në mëngjes herët për në Velipojë, atje ku ka thërritur një takim me drejtuesit kryesorë politikë të pjesës veriore të vendit.

Në takim Rama ka thërritur Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, deputetët Paulin Sterkaj e Luan Harusha, kryebashkiakun e Lezhës Pjerin Ndreu, por edhe deputetin e dalë nga listat e PSD-së Tom Doshin.

Situata në Shkodër posaçërisht mbetet mjaft delikate për socialistët, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit nga posti i kryebashkiakut. Socialistët ende nuk kanë dalë në një zgjidhje mbi ngërçin institucional të krijuar.

Nuk dihet ende axhenda e takimit, por nga gazetaret dhe informacionet e para mesohet se çështja kryesore e takimit do të jetë zgjedhja e drejtorëve rajonalë.

(vijon..)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY