Në vend të ndihmës i futën në pyll dhe i dhunuan, kapen...

Në vend të ndihmës i futën në pyll dhe i dhunuan, kapen 5 persona në Shkodër, dalin detajet e operacionit

86
0
Shares
foto ilustruese

Një bandë prej 5 personash është ndaluar nga policia e Shkodrës. Burime zyrtare sqarojnë se kjo bandë ishte e llojit të trafikut të paligjshëm të kufirit.

Sipas policisë, të arrestuarit kishin marrë një grup njerëzish nga vendet e treta, duke iu thënë se do t’i ndihmonin për t’i futur në Mal të Zi, por i kishin futur në pyll dhe i kishin dhunuar, duke iu vjedhur sendet personale.

“Gjatë rrugës për të shmangur Policinë kanë ndryshuar drejtim duke i futur në pyllin e fshatit Grudë dhe aty kanë dhunuar fizikisht, me qëllim që t’u vidhin sendet personale, por nuk kanë mundur dot dhe janë larguar”, sqaron policia.

Njoftimi i plotë:

Shkodër

Finalizohet Operacioni “Stroke”, për parandalimin dhe goditjen e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër. Në pranga 5 shtetas, pasi transportonin disa shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Këta shtetas gjatë rrugës po i transportonin shtetasit e huaj, i kanë dhunuar fizikisht, me qëllim që t’u vidhnin sendet personale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra se disa persona po transportonin disa shtetas nga Lindja e Mesme, me qëllim kalim e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit dhe se këta shtetas ishin futur në pyllin e fshatit Grudë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin ” Stroke”, si rezultat i të cilit u identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: G. N., 23 vjeç, Z. P., 32 vjeç, K. N., 26 vjeç, T. M., 39 vjeç dhe A. D. 24 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.

Të arrestuarit e sipërpërmendur dyshohet se kanë marrë disa shtetas të huaj të vendeve të treta, me qëllim për t’i transportuar për në Mal të Zi. Gjatë rrugës për të shmangur Policinë kanë ndryshuar drejtim duke i futur në pyllin e fshatit Grudë dhe aty kanë dhunuar fizikisht, me qëllim që t’u vidhin sendet personale, por nuk kanë mundur dot dhe janë larguar.

Pas hetimeve intensive, u bë identifikimi dhe kapja e autorëve të dyshuar, të cilët u arrestuan për veprat penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe ” Vjedhja me dhunë e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 automjete, me të cilat dyshohet që janë transportuar këta shtetas. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY