Magazinieri i minierës së Spaçit mbërrin i vdekur në spital, policia jep...

Magazinieri i minierës së Spaçit mbërrin i vdekur në spital, policia jep detajet e para

69
0
Shares

Një 47-vjeçar nga Fani i Mirditës është dërguar pa shenja jete në spital. Burime nga policia, sqarojnë se magazinieri me iniciale A.P, në Minierën e Spaçit në Mirditë, dyshohet se duke punuar në ambientet e jashtme të minierës, është zënë poshtë aksidentalisht nga një presë metalike.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:45, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar pa shenja jete shtetasi A.P. vjeç 47, banues në Fan – Mirditë, me funksion magazinier në Minierën e Spaçit në Mirditë, i cili dyshohet se duke punuar në ambientet e jashtme të minierës, është zënë poshtë aksidentalisht nga një presë metalike. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY