Tahiri për trafik droge lihet i lirë, kuksianët protestuan për bukën e...

Tahiri për trafik droge lihet i lirë, kuksianët protestuan për bukën e gojës, lihen në burg

62
0
Shares

Pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, i cili dha një vendim qesharak për ish-ministrin Saimir Tahiri, vjen reagimi nga nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho.

Përmes një postimi në Facebook, Spaho bën dallimin mes vendimeve të gjykatave teksa sjell si shembull edhe gjyqin ndaj qytetarëve kuksianë, të cilët u mbajtën në burg pas protestës në Rrugën e Kombit.

“Shikoni standartin e drejtësisë shqiptare! Saimir Tahiri u akuzua për krijim organizatash kriminale, favorizim të tyre dhe trafik ndërkombëtar droge. Për këto tre akuza u hetua dhe gjykua në gjendje të lirë, pa bërë asnjë ditë burg. Këta fakirët nga Kukësi, që luftojnë nga mëngjesi në darkë për bukën e gojës, për vete dhe familjarët e tyre, u hetuan në burg dhe u dënuan me burg vetëm sepse protestuan kundër koncesionit korruptiv të Edi Ramës në rrugën e Kombit”, shkruan ndër të tjera Spaho në reagimin e tij.

 

Postimi i plotë i Edmond Spahos:

 

Shikoni standartin e drejtesise shqiptare! Saimir Tahiri u akuzua per krijim organizatash kriminale, favorizim te tyre dhe trafik nderkombetar droge. Per keto tre akuza u hetua dhe gjykua ne gjendje te lire, pa bere asnje dite burg. Keta fakiret nga Kukesi, qe luftojne nga mengjesi ne darke per buken e gojes, per vete dhe familjaret e tyre, u hetuan ne burg dhe u denuan me burg vetem sepse protestuan kunder komcesionit korruptiv te Edi Rames ne rrugen e Kombit.

Ketyre te varferve, qe nuk kane lidhje me pushtetin e Edi Rames, por e demaskojne ate me protesta, prokuroria ua sajon provat. Per Tahirin edhe kur provat jane sheshit, ia mbulon ose i zhvlereson, sic beri me udhetimin e te atit dhe te bashkeshortes se tij ne Itali bashke me Habilajt, per te cilet genjente sikur nuk i njihte.

Me drejtesine qe ka standarde te dyfishta ka liri per Tahirin dhe burg per kuksianet protestues, pasi ata nuk posedojne fakte per vellane e Shefit te Madh dhe drogen e Xibrakes, si Saimir Tahirii.

Kuksianet duhen denuar qe shqiptaret te mesojne se koncensionet e oligarkeve te Rames jane te paprekshme, ndryshe denohen me burg pasi prekja e interesave te oligarkeve eshte si te prekesh Shefin e Madh.

Nuk do te jete e larget dita kur cdo koncension korruptiv dhe kunder interesit publik, si ky i rruges se Kombit, do te anullohen nga qeveria e ardhshme e PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY