DETAJE/Kërkohej në Itali, shqiptari i dënuar për trafik droge kapet në Tiranë

DETAJE/Kërkohej në Itali, shqiptari i dënuar për trafik droge kapet në Tiranë

64
0
Shares

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e policisë. Burime zyrtare informojnë se shtetasi shqiptar eshte kapur në zonën e Kasharit, teksa kerkohej nga drejtësia italiane.

Shqiptari ishte dënuar me 13 vite burg për trafik drogë dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

NJOFTIMI I POLICISE 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Yrsheku”.

Operacioni nga DVP Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Lokalizohet, kapet dhe ndalohet një shtetas shqiptar, i dënuar me 13 vite e 6 muaj burg nga drejtësia italiane, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”.

Seksioni i Kërkimit në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana falë një pune të mirëorganizuar hetimore, lokalizoi, kapi dhe ndaloi në zonën e Yrshekut, në Kashar, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

– M. P., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar një ditë më parë nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano, Itali e ka dënuar këtë shtetas me 13 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY