Dënimi i Tahirit/LSI akuza Ramës: Bëri gjithçka për ta mbrojtur

Ndaje

LSI ka reaguar pas vendimit të gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në një deklaratë për mediat, Lëvizja Socialiste për Integrim tha se vendimi tregoi që drejtësia është marrë peng nga krimi i organizuar dhe se kryeministri Rama është peng i Tahirit si edhe strukturave kriminale.

LSI akuzoi kryeministrin se bëri gjithçka për të mbrojtur ish-ministrin duke përdorur çdo mekanizëm.

Projekti i kanabizimit të vendit, trafiku ndërkombëtar i drogës është projekt politik i Edi Ramës sepse Edi Rama është “Shefi i madh” i cili projektoi dhe urdhëroi këtë projekt shkatërrues për vendin që nxiu historinë e Shqipërisë në mediat botërore”,- u shpreh LSI ne deklaraten e tyre.

Tahiri i shpëtoi burgut mbrëmjen e së enjtes (19 shtator). Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e dënoi me 5 vite burg, dënim i cili do të konvertohet në 3 vite shërbim prove.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje