Analisti shpërthen ndaj Veliajt: Tirana ka 4 ditë pa ujë, kryetari bën...

Analisti shpërthen ndaj Veliajt: Tirana ka 4 ditë pa ujë, kryetari bën po**ë në Londër

39
0
Shares

Analisti Dritan Shano ka shpërthyer në akuza në drejtim të kryebashkiakut Veliaj, që sipas tij ndodhet në Londër duke bërë propagandë ndërsa Tirana prej 4 ditësh është pa ujë të pijshëm.

STATUSI:

Mediat shqiptare, dhe ato ndërkombëtare me sytë nga Tirana?! Një pjesë e madhe e Kryeqytetit ka 4 ditë pa ujë !!! Kryetari i bashkisë bën pordhë dixhitale në Londër. Po dixhitale as pihet as lahet.

Asnjë investigim, asnjë përgjegjësi a thua se kjo është gjëndje normale.

Emisionet euro-milionere të darkës merren me Bllokun e Enver Hoxhës dhe Tahirin a thua se këto gjëra janë më të rëndësishme se furnizimi me ujë i banorëve. Portalet, shtypi, etj., nuk merren me furnizmin me ujë se u duket çështje ordinere; ato merren me reforma dhe me porositë e Merkel ndoshta. Ndërkohë, qytetarët e Tiranës kanë 2 vjet që paguajnë ujin sikur të ishte parfum francez.

A është kjo strategjia e administratës bashkiake për të dhënë ujësjellësin e Tiranës me konçesion tek klienti i rradhës? Me këtë duhet të merret Prokuroria e Republikës, edhe pse drejtorit të Sarandës që eksperimentoi duke e lënë qytetin bregdetar pa ujë për 3 ditë rresht nuk i hyri gjemb në këmbë.

Kur do kem ujë në rubinet zotërinj të bashkisë ???

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY